Dogana kap 6857 copë fishekë dhe 2,7 kg të narkotikëve

Lajme

Dogana kap 6857 copë fishekë dhe 2,7 kg të narkotikëve

Më: 1 korrik 2017 Në ora: 15:47
Konfiskimet

Njësit e Doganës së Kosovës gjatë kontrollimeve në pikën kufitare në Vërmicë kanë arritur të parandalojnë futjen e lëndës narkotike, si dhe një sasie të municionit.

Sipas Doganës, dje rreth orës 20:40 në PKK Vërmicë është paraqitur automjeti me targa të Shqipërisë me dy bashkudhëtar.

“Gjatë kontrollës fillestare nën ulësen e pasme, është hasur në paketime të dyshimta të substancës narkotike, të llojit  Marihuane. Pastaj në automjet është kryer kontrolla detale në vijën e dytë, së bashku me njësitin anti-kontrbandë. Gjatë kontrollës është hasur në një hapësire të modifikuar në të cilën janë gjetur edhe pako të dyshimta me substance narkotike dhe fishekë.

Image

Sasia e substancës narkotike Marihuanë është 2.7 kilogram  dhe 6857 cope fishekë, respektivisht 5417 fishekë te kalibrit 7.62 mm për armë të gjata, dhe 1440 copë për revole. Pas përfundimit te kontrollë detal te veturës dhe pas gjetjes së lëndës narkotike dhe fishekëve lënda i është dorëzuar policisë Kufitare në PKK Vërmicë për vazhdim të procedurave policore të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana ka ftuar qytetarët që të thërrasin në telefonin 0800 50 095 nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim, sepse vetëm së bashku mund të mbrojmë dhe ndërtojmë shtetin tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat