Tragjike: Rapsodi nga Kosova vret gruan, vajzën dhe veten

Lajme

Tragjike: Rapsodi nga Kosova vret gruan, vajzën dhe veten

Nga: Bota Sot Më: 2 korrik 2017 Në ora: 12:50
Sami Veseli

Rapsodi i njohur nga Kosova Sami Veseli ka vrarë bashkëshorten, vajzën e tij dhe më pas ka vrarë edhe veten.

Veseli i cili me origjinë ishte nga qyteti i Ferizajit, tash e sa vite jetonte në Gjermani.

Lajmin për vdekjen e tij të trefishtë e ka konfirmuar një mik i tij i afërt përmes një postimi në rrjetet sociale, përcjell Bota sot.

Sipas mikut, Veseli dyshohet se ka kryer vrasjen dhe vetëvrasjen për shkak të motiveve të ulëta.

“Jeta në kulturat e huaja dhe sfidat e vështira në mërgim japin mundësi që të degjenerohemi e të humbim fëmijët dhe familjen... na shtyejnë të bëjmë akte të rënda vetëm e vetëm që të ruajmë fytyrën dhe ndërgjEgjen shqiptare”, ka shkruar ndër të tjera miku në Facebook, duke dhënë kështu arsyen e vrasjes së Veselit./BS

Image
Fotoja e postuar nga miku i Sami Veselit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat