Itali: Arrestohet luftëtari i ISIS së bashku me dy vëllezërit shqiptarë dhe një rus

Lajme

Itali: Arrestohet luftëtari i ISIS së bashku me dy vëllezërit shqiptarë dhe një rus

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 8 korrik 2017 Në ora: 17:58
Policia italiane

Një i dyshuar për terrorizëm është ndaluar nga policia italiane në Bari. Ai mendohet se ka marrë pjesë në një sulm në Çeçeni ku mbetën të vrarë 19 persona, shkruan media gjermane “DPA”.

Sipas autoriteteve 38 vjeçari ka qenë gati dhe ka pasur plan për një sulm terrorist, por pa u specifikuar vendi se ku do ndodhte kjo. Ai ka pasur lidhje me rrjetet tjera të ISIS në Belgjikë.

Në bazë të hetimeve janë ndaluar edhe dy vëllezër nga Shqipëria dhe një 49 vjeçar rus nga Italia. Këta të fundit dyshohen se janë rekrutuar nga çeçeni./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat