Gjermanit i humbë kuleta me një mijë euro, familja shqiptare e gjen dhe ia dorëzon

Lajme

Gjermanit i humbë kuleta me një mijë euro, familja shqiptare e gjen dhe ia dorëzon

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 17:10
Kuleta e gjetur

Sot një familje nga Kukësi e ka nisur ditën me një gjest tejet human , teksa kishte gjetur një portofol të një shtetasi gjerman dhe ia ka kthyer atë menjëherë bashkë me shumën monetare dhe me dokumtentat.

Ky lajm është bërë i ditur pasi Azem Brahaj bashkë me të birin lajmëruan se kishin gjetur një portofol dhe donin t’ia kthenin pronarit të tij, shtetasit gjerman.

Por si e takuan turistin gjerman Azem dhe i biri i tij?

Një familjar i tyre ka shkruar pranë JOQ para pak minutash ku shprehet?

“Falënderoj djalin tim Aldon qe mbas gjetjes se portofolit me 1100 euro dhe dokumente gjermane u mundua te lidhet me kte person per t’ia kthyer … Pasi u lidh nëpërmjet Facebook u dorezua tek personi te cilit i kishin humbur… Ketë gjest e bën çdo shqiptar por dhe gjermani qe u gëzua shumë kur mori dokumentet dhe portofolin dhe gjermani tregoj si qytetar evropian kulturën e tij u përgëzua ndërruam nr e telefonit dhe ne fund e falënderoj Aldon me 100 euro respekt. Rasti ne fjalë ka Ndodhur ne Pogradec . personi icili ka gjetur portofolin me 1100 € dhe dokumentat e Gjermanit patentë, kartë identiteti dhe pasaportë i janë kthyer mbrapsht gjermanit”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat