Tadiq: Dialogu më s’ka kuptim, Kosova mori atë që deshi

Lajme

Tadiq: Dialogu më s’ka kuptim, Kosova mori atë që deshi

Më: 14 korrik 2017 Në ora: 09:59
Boris Tadiq

Ish presidenti Tadiq potencoi për mediat serbe se “kjo qeveri dha edhe atë që deri më tani nuk ishte e humbur, duke u arsyetuar në krijimin e një asociacioni që quhet ‘Bashkësi e komunave me shumicë serbe’ por që ajo bashkësi do të ketë rol të një OJQ-je, bile edhe më pak se ajo.

Në një intervistë dhënë mediave serbe, ish presidenti serb, Boris Tadiq theksoi se plani i tij, i shpalosur para pesë vitesh e që ishte i përbërë prej katër pikash, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit ai plan tanimë nuk ka vlerë, ngase disa çështje, që atëherë ishin të mundshme për t’u realizuar, tanimë janë të pamundshme.

Ai, ndër të tjera, shtoi se Aleksandar Vuçiq dhe Tomisllav Nikoliq, kanë mashtruar qytetarët në zgjedhjet e 2012-ës, duke premtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura më herët do të zhvlerësohen, njoftojnë mediat serbe.

“Me nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit kanë pamundësuar të luftojmë edhe për atë deri më atëherë ishte e mundur të fitohet, ndërkaq tanimë jemi para aktit të kryer dhe çdo marrëveshje për çështje të tilla shërben drejt ndarjes së përgjegjësve dhe mjegullim para syve të publikut për të thëne se bëjmë dialog”, theksoi ish presidenti Tadiq.

Tutje ai theksoi se dialogu mbi ato çështje kishte kuptim vetëm para nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit.

“Kjo qeveri lejoi të instalojë sistemin ligjor në gjithë territorin e Kosovë së pavarur, duke përfshirë edhe veriun. Ndërkohë që në mandatin tim si president nuk kemi pranuar dhe suksesshëm kemi arritur ta ruajmë atë që Serbia nuk kishte humbur gjatë luftës ’98-’99”, theksoi ish presidenti Tadiq.

Ndër të tjera, ish presidenti Tadiq potencoi se “kjo qeveri dha edhe atë që deri më tani nuk ishte e humbur, duke u arsyetuar në krijimin e një asociacioni që quhet ‘Bashkësi e komunave serbe’ por që ajo bashkësi do të ketë rol të një OJQ-je, bile edhe më pak se ajo, bile edhe më keq, kjo qeveri nuk do të jetë në gjendje të luftojë që edhe kjo të zbatohet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat