Nuk mbahet seanca rreth vrasjes në tentativë për dërrasa

Lajme

Nuk mbahet seanca rreth vrasjes në tentativë për dërrasa

Më: 20 korrik 2017 Në ora: 11:28
Gjykimi për vrasjen në Tentativë

Përkthyesja e prokurores mungoi në gjykimin e Mehmet Jasharit dhe për këtë arsye seanca nuk u zhvillua.

Seanca e gjykimit ku Mehmet Jashari akuzohet për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje nuk u zhvillua, pasi në gjykatë mungoi përkthyesja e prokurores Javorka Prlinçeviq.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm i akuzuari Mehmet Jashari dhe avokati, i tij, por për mungesë të përkthyeses gjyqtari Arben Hoti nuk pati kushte për ta zhvilluar seancën.

Jashari akuzohet se më 7 korrik të vitit të kaluar në fshatin Batllavë të Podujevës qëlloi me armë së pari në drejtim të tokës e pastaj edhe drejt gomave të automjetit ku ndodheshin vëllezërit Isuf, Shkëlzen dhe Lorik Tërholli, ps një mosmarrëveshjeje të mëhershme dhe grindjeje me fjalë që kishte me ta.

Vëllezërit Tërholli kur dëshmuan në seancën e kaluar treguan se janë mjeshtër ndërtimi.

Ata thanë se problemi me Mehmet Jasharin kishte nisur, kur sipas tyre Jashari ua kishte huazuar disa dërrasa, ndërsa kur ata ia kishin kthyer, ai i kishte akuzuar për dëmtim të tyre, duke mos i pranuar.

Vëllezërit Tërholli treguan se kishin ikur për t’u shpëtuar plumbave, derisa deklaruan se makina u dëmtua nga të shtënat prej Mehmet Jasharit.

Sipas aktakuzës, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij Jasharit i ishte gjetur arma me të cilën dyshohet se qëlloi./Kallxo.com/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat