Lluka: Dështoi procesi i regjistrimit të diasporës

Lajme

Lluka: Dështoi procesi i regjistrimit të diasporës

Më: 22 korrik 2017 Në ora: 16:42
Kryesuesi i departamentit për çështje të diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka

Kryesuesi i departamentit për çështje të diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka, procesin e regjistrimin e diasporës e konsideron si dështim katastrofal i cili do të mund të përfundonte brenda 15 ditëve dhe jo deri në vitin 2022, ashtu siç e ka paraparë Ministria e Diasporës.

Procesi i regjistrimit të diasporës ka filluar në vitin 2014, dhe në bazë të rezultateve preliminare të publikuara ditë më parë nga Ministria e Diasporës deri në fund të vitit 2016, janë regjistruar gjithsej 342 mijë e 803 kosovarë që jetojnë jashtë vendit.

Ministria e Diasporës po ashtu ka paraparë që procesi i regjistrimit të përfundojë në vitin 2022.

Por Jahja Lluka e sheh procesin e regjistrimit të diasporës si një dështim dhe harxhim të mjeteve të buxhetit.

Lluka: Procesi i regjistrimit të diasporës dështim

“Kisha me quajt dështim për arsye se fillimi ka qenë shumë problematik, janë harxhuar mjete të konsiderueshme për pajisje elektronike dhe çështje tjera dhe duke ditur që në Evropë dhe në botë ka mbi një milionë shqiptarë, duke mos llogaritur shqiptarët e Turqisë, atëherë kur është një dështim katastrofal i cili tani po arsyetohet që duhet të përfundohet diku në fakt pas disa viteve....Unë besoj që regjistrimi kish me mujt mu kry në Kosovë brenda 15 ditëve” tha ai.

Lluka në një prononcim për KosovaPress, ka thënë se koha se kur është paraparë të përfundojë regjistrimi i diasporës është qesharake dhe se ky proces më së lehtë mund të kryhet në Kosovë.

Ai më tej tha se procesi i regjistrimit të diasporës do të mund të përfundonte gjatë regjistrimit të popullsisë në Kosovë, dhe sipas tij, arsyetimi se pse nuk është kryer gjatë regjistrimit të popullsisë është mos lejimi nga Eurostati.

Lluka: Regjistrimit më i lirë kryhet në Kosovë

 “Është qesharake, unë e di që është vështirë sepse shqiptarët janë shkapërderdhur në gjithë botën, mirëpo regjistrimi më i shpejt, më i lirë dhe më i saktë bëhet në Kosovë, për arsye se çdo familjarë apo nëse nuk ka familjarë ka opsione i cili përafërsisht me një përqindje ndoshta plus minus pesë përqind e dinë sa anëtarë i ka, ku jeton dhe kështu që mund të kryhet kjo punë shumë lehtë, arsyetimi se pse nuk është kryer në regjistrim është Eurostati nuk ka leju”, tha më tej ai.

Kryesuesi i Departamentit për çështje të diasporës në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Jahja Lluka tha se Qeveria e Kosovë me mandatarin e ri 700 mijë eurot që vijnë nga mërgimtarët në Kosovë duhet t’i kanalizojë në investime me qëllim që t’i ofrojnë bashkatdhetarëve mundësi që të hapin vende të reja të punës, të investojnë në Kosovë përmes hapjes së bizneseve të vogla dhe të mesme dhe kështu të krijohet perspektivë për të rinjtë kosovarë.

Ai shtoi se ata si Aleancë kanë krijuar mundësi të mira për të investuar diaspora në qytetin e Suharekës, dhe kanë lehtësuar procesin e regjistrimit gjatë mandatit të tyre katër vjeçar të udhëheqjes në këtë komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat