Sulmi në Zvicër: Policia publikon foto të të dyshuarit me sharrë elektrike me zinxhir

Lajme

Sulmi në Zvicër: Policia publikon foto të të dyshuarit me sharrë elektrike me zinxhir

Më: 24 korrik 2017 Në ora: 13:44
Foto nga vendi i ngjarjes dhe i dyshuari për sulëm

(E plotësuar) - Policia zvicerane ka publikuar fotografi të të dyshuarit të sulmit me sharrë elektrike me zinxhir në qytetin Schaffhausen.

I dyshuari, i cili është në arrati, i plagosi pesë persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Pjesë qendrore të qytetin zviceran në kufiri me Gjermaninë janë bllokuar nga policia, e cila është në kërkim të të dyshuarit.

Policia dhe ambulancat ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa helikopter mund të shihen duke qarkulluar mbi qytet.

Image
I dyshuari, i cili është në arrati, i plagosi pesë persona, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Sulm me sharrë elektrike e me zinxhir në Zvicër, ka edhe të plagosur

Policia zvicerane njofton se ka identifikuar personin i cili sot siç transmetojnë mediat lokale me motor sharrë ka sulmuar kalimtarët në qytetin zviceran Schaffhausen, duke plagosur pesë persona , nga të cilët dy rëndë.

Policia bën të ditur se nuk bëhet fjalë për sulm terrorist, transmeton Reuters.

Personi i cili sulmoi në qytetin zviceran Schaffhausen, la disa persona të plagosur derisa po mbante në duar një sharrë elektrike.

Shifrat e fundit të deritanishme si pasojë e këtij incidenti, janë 5 të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.

I dyshuari që kreu sulmet është ende i panjohur për autoritetet zvicerane.

Schaffhausen është qytet në veri të Zvicrës që përshkon në kufi me Gjermaninë.

Raportohet se të gjitha pikat kufitare tashmë janë bllokuar në kërkim të të arratisurit.

Të paktën pesë persona janë plagosur në një sulm nga një njeri me sharrë elektrike me zinxhir në Zvicër.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare policia zvicerane aktualisht është duke gjuajtur një të dyshuar mashkull pas sulmit në qytetin e Schaffhausen.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ambulanca dhe helikopterët e shpëtimit.

Faqja e lajmeve lokale Blick raporton se një njeri i moshuar ka marrë plagë të rënda në kokë.

Një tjetër dëshmitar okular deklaroi se kishte parë të paktën dy njerëz që po trajtoheshin nga plagët e marra.

Një punëtor i dyqanit të këpucëve që ndodhej afër vendit të sulmit tha se një nga klientët e tij ishte midis të lënduarve, duke shtuar: “Askush nuk mund të largohet më nga dyqanet”.

Policia e Schaffhausen konfirmoi se ata ishin të përfshirë në një “situatë të veçantë” dhe se janë në kërkim të një të dyshuari.

Sipas një zëdhënëseje të policisë, policia dhe ambulanca janë të mobilizuara. Veç kësaj edhe helikopterët e Rega-s po qarkullojnë mbi këtë zonë. “Ata janë në gjendje gatishmërie në rast se ndodh të ketë të plagosur”, ka thënë zëdhënësja.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat