Vuçiq humbet përkrahësin shpirtëror shkaku i Kosovës

Lajme

Vuçiq humbet përkrahësin shpirtëror shkaku i Kosovës

Më: 27 korrik 2017 Në ora: 16:52
Vucic, Irinej

Deklaratat e forta të presidentit serbe, Aleksandar Vuçiq se serbët duhet ta pranojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë duke thënë se “nuk duhet të pritet për atë që serbët kanë humbur që moti” kanë marrë përgjigjen e fortë kundërshtuese nga Kisha Ortodokse Serbe.

Kisha e cila ka qenë një mbështetëse e fortë e politikave të Vuçiqit i është kthyer tash kundër duke i bërë thirrje serbëve që të mos heqin dorë nga Kosova.

Saktësisht kundër Vuçiqit është quar i pari i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku serb Irnej.

“I bëjë thirrje shtetasve tanë që ata kurrë të mos japin pëlqimin e tyre për tjetërsimin e Kosovës, sepse çka na është marrë me forcë duhet të kthehet e ajo që dhurohet, humbet përgjithmonë”, ka thënë Irnej, raporton vecerjni.hr.

Raportet mes Qeverisë dhe Presidencës serbe me Kishën Ortodokse kanë qenë jashtëzakonisht të afërta dekadat e fundit duke qenë mbështetëse të njëra-tjetrës në situata të ndryshme, sidomos kur ka qenë në pyetje Kosova.

Kjo është hera e parë që Kisha Ortodokse nuk e përkrah shtetin serb në raport me politikën ndaj Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat