‘Buzëqesha kur ia mbushën trupin me plumba”

Lajme

‘Buzëqesha kur ia mbushën trupin me plumba”

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 14:19
41-vjeçari u dënua nga një gjykatë e Sharias në Jemen për përdhunimin dhe vrasjen e vogëlushes 3-vjeçare, Rana Almatari.

Babai i një vajze të vogël, e cila u përdhunua dhe më pas u vra, tha se e ndoqi ekzekutimin e autorit të këtij krimi me çlirim dhe gëzim.

Yahya Almatari ishte në ballë të turmës prej mijëra personash, e cila ndoqi ekzekutimin publik të Muhammad al Maghrabi, i cili u qëllua nga afër me një AK-47.

41-vjeçari u dënua nga një gjykatë e Sharias në Jemen për përdhunimin dhe vrasjen e vogëlushes 3-vjeçare, Rana Almatari.

Ai ishte fqinj me familjen e Ranas, të cilën e rrëmbeu nga rruga.

Duke folur për DailyMail, babai i vajzës tha: “Ndjehem sikur kam rilindur. Kjo është dita e parë e jetës sime. Jam i çliruar tani”.

Të tjerë anëtarë të familjes së vajzës thirrën: “Rroftë drejtësia”, teksa autori i krimit u soll në sheshin e ekzekutimit.

Vrasësi i vajzës u detyrua të ulët në një tapet, me duart e lidhura nga pas.

Një oficer policie e qëlloi pesë herë në shpinë me kallash, duke e vrarë në vend.

“Drejtësia e Zotit mbizotëroi. Pashë vrasësin e vajzës time teksa ekzekutohej në sheshin Tahrir, më pas shkova me të afërmit e mi në spital, ku gjendej trupi i Ranas në morg. E morëm trupin e vogël dhe e varrosëm në një varrezë aty pranë. Unë dhe gruaja ime i jemi mirënjohës Allahut për drejtësinë”.

Ekzistonte frika se vrasësi do të linçohej nga turma përpara se të ekzekutohej.

Al Maghrabi e rrëmbeu vajzën e vogël teksa ajo po luante në rrugë ditën e Bajramit.

Ai e përdhunoi dhe më pas e mbyti me duar.

Edhe më pas ai e përdhunoi trupin e pajetë të vajzës dhe e hodhi atë pranë një xhamie.

Ngjarja ka shokuar opinionin publik në vendin që ndodhet në prag të luftës civile.

Policia mendon se Al Maghrabi, me origjinë marokene, e kishte planifikuar ngjarjen.

Ai u arrestua dy ditë pas krimit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat