Vetura e Policisë e përfshirë në aksident

Lajme

Vetura e Policisë e përfshirë në aksident

Më: 4 gusht 2017 Në ora: 19:53
Aksident komunikacioni

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në rr. “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet.

Sipas fotografive të dërguara në Kallxo.com nga një qytetar shihen një veturë e Policisë dhe një tjetër civile të dëmtuara si pasojë e këtij aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën që çon te Pallati i Drejtësisë.

Në fotografi shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të bërë matjet e nevojshme.

Po ashtu, qytetari ka treguar se si pasojë e këtij aksidenti rruga është bllokuar dhe është krijuar një kolonë e gjatë e automjeteve.

Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, e ka konfirmuar për Kallxo.com aksidentin, i cili sipas tij ka ndodhur rreth orës 18:00.

“Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në këtë aksident në të cilin janë të përfshira një veturë zyrtare e Policisë dhe një veturë civile”, tha Borovci, duke shtuar se njësitë e Policisë janë në vendin e ngjarjes./kallxo.com/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat