Guterres: Nuk ka përparim në dialog

Lajme

Guterres: Nuk ka përparim në dialog

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 13:58
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka vlerësuar sot se dialogu Kosovë- Serbi po përballet me sfida serioze, duke paralajmëruar se nuk ka avancim të mjaftueshëm, përfshirë edhe Bashkësinë e komunave serbe, dhe u bëri thirrje të dyja palëve që të ngjallin procesin.

Në raportin për aktivitetet e UNMIK-ut dhe situatën në Kosovë, për periudhën prej 16 prillit deri më 15 korrik, thuhet se gjatë kësaj periudhe nuk është arritur përparim në zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese për themelimin e asociacionit të komunave serbe dhe as kur bëhet fjalë për integrimin e drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat