“Zoti i ka dhënë autoritet Trump për të vrarë Kim Jong-Un”

Lajme

“Zoti i ka dhënë autoritet Trump për të vrarë Kim Jong-Un”

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 18:18
Donald Trump

Prifti nga Teksasi, Robert Jeffress, ka deklaruar se presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka “autoritet moral për vrasjen e liderit veri-korean Kim Jong-Un”, shkruan “Washington Post”.

“Sa i përket luftës kundër atyre që bëjnë të këqija, Bibla na e thotë qetë: Zoti iu ka dhënë sundimtarëve pushtet që të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme, përfshirë edhe luftën, që të ndalohet e keqja. Në rastin e Koresë së Veriut, Zoti i ka dhënë Donald Trump që ta vrasë Kim Jong-Un”, ka thënë Jeffress.

Prifti Jeffress është i njohur për atë se ka akuzuar ish-presidentin Barack Obama se “ka krijuar kushte për ardhjen e anti-Krishtit”.

Ai ka thënë se është i vetëdijshëm se komentet e tij mbi Korenë Veriore mund të vlerësohen si kontroverse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat