Gjuriq: Bllokimi i dialogut çon në konflikt të ngrirë

Lajme

Gjuriq: Bllokimi i dialogut çon në konflikt të ngrirë

Më: 15 gusht 2017 Në ora: 15:33
Marko Gjuriq

Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq thekson se bllokimi i procesit pozitiv e social shkon në interes të atyre që duan kapje afatgjatë, siç e quan ai Kosovën, të krahinës, e që mund të shkojë deri në një konflikt të ngrirë.

Gjuriq në pyetjen nëse beson në rinisje të dialogut Kosovë – Serbi, ka thënë se disa diplomatë të jashtëm në Prishtinë kanë qenë skeptik për ditë me radhë rreth përgjegjësisë së vazhdimit produktiv të dialogut rreth mosmarrëveshjeve të thella politike në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

“Si një përshkrim i kësaj situate, është njohja e paaftësisë së komunitetit ndërkombëtar që të krijojnë një mjedis në të cilin opozita populiste nuk do të ishte në gjendje të bllokojë proceset pozitive sociale”.

“Në anën tjetër, bllokada e këtyre proceseve në interes të atyre që duan kapje afatgjatë në Kosovë e Metohi, e që mund të shkojë deri në një konflikt të ngrirë”, ka thënë Gjuriq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat