Gjuriq: Bllokimi i dialogut Kosovë-Serbi na çon në një konflikt të ngrirë

Lajme

Gjuriq: Bllokimi i dialogut Kosovë-Serbi na çon në një konflikt të ngrirë

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 08:38
Marko Gjuriq

Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka deklaruar se dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë.

Në lidhje me këtë ai ka thënë se diplomatë të huaj në Kosovë ditëve të fundit me skepticizëm kanë biseduar për mundësinë e vazhdimit të një dialogu produktiv.

“Unë jam i frikësuar pasi nuk është koha e duhur dhe bllokimi i dialogut të çon në një konflikt të ngrirë. Procedurat e krijimit të qeverisë në Kosovë janë bllokuar ndërsa komuniteti ndërkombëtar nuk po e mundëson zhbllokimin e proceseve”, është shprehur Gjuriq.

Sa i takon deklaratave të ambasadorëve të vendeve perëndimore në Kosovë të cilët kanë dhënë kritika publike për moskrijimin e qeverisë, Gjuriq ka theksuar se është e vështirë të imagjinohej një situatë ku ‘institucionet e Kosovës e kanë refuzuar një kërkesë të qartë të Quintit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat