Podujevë, dorëzon kallashin me 67 fishekë

Lajme

Podujevë, dorëzon kallashin me 67 fishekë

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 10:52
ilustrim

Në Podujevë, njësiti i Policisë së Kosovës, pas pranimit të një informate se i dyshuari mashkull kombesia shqiptar posedon armë, ka kontaktuar të dyshuarin, njofton raporti ditor i Policisë.

Me këtë rast i dyshimti ka dorëzuar armën AK-47 me dy karikatorë me 67 fishekë.

Nuk raportohet për të arrestuar, me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat