Opozita serbe: Brukselit i konvenon që bisedimet t`i udhëheqin Thaçi e Vuçiq

Lajme

Opozita serbe: Brukselit i konvenon që bisedimet t`i udhëheqin Thaçi e Vuçiq

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 15:58
Zoran Zhivkoviq

Shefja për Politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogerini do të takohet më 31 gusht në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Një pjesë e opozitës serbe beson se Brukselit  i konvenon që Thaçi e Vuçiq t`i vazhdojnë negociatat për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Kreu i “Partisë së Re” në Serbi, Zoran Zhivkoviq thotë se nuk ka format të ri të bisedimeve dhe shton se bisedimet do të mbaheshin edhe në “nivelin e patriarkut” kur të dy do të bëheshin “patriarkë të kishave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat