Ky është urimi i Hoxhajt për Veselin

Lajme

Ky është urimi i Hoxhajt për Veselin

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 17:07
Hoxhaj Veseli

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar bashkëpartiakun e tij, Kadri Veselin për zgjedhjen e tij si kryeparlamentar.

“Urime mikut tim Kadri Veseli, për mandatin e dytë si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Konstituimi i Kuvendit sot, me Kadri Veselin në krye të tij, është lajm i mirë për qytetarët e Kosovës, që hap rrugë për krijimin e qeverisë, si dhe ecjen përpara të proceseve të rëndësishme për shtetin tonë”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat