Urdhër-arrest për një person lidhur me vrasjen e Aulon Zekës

Lajme

Urdhër-arrest për një person lidhur me vrasjen e Aulon Zekës

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 22:45
Aulon Zeka

Policia e Kosovës ka intervistuar disa persona lidhur me vrasjen e Aulon Zekës sot në Prishtinë.

Bëhet me dije se për një person është lëshuar urdhër-arrest.

Policia identifikon të dyshuarin për vrasjen e 16 vjeçarit

Policia e Kosovës ka identifikuar personin që dyshohet se ka vrarë 16 vjeçarin në lagjen “Kodra e Trimave”, sot në Prishtinë.

Ndërkaq, detajet do të publikohen nesër.

Kujtojmë se i vrari është Aulon Zeka. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, ku trupi i djaloshit është gjetur në afërsi të shkollës “Model”, në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat