Veseli kujton veprimtarin Xhavit Haziri

Lajme

Veseli kujton veprimtarin Xhavit Haziri

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 18:22
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar në 19 vjetorin e rënies bashkëveprimtarin e njohur Xhavit Haziri.

Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Xhavit Haziri ka qenë guximtar dhe i palodhur, duke lënë shenja të pashlyeshme në rrugën e mundimshme të lirisë.

“Sot përkujtojmë Xhavit Hazirin, figurë e madhe e lëvizjes sonë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Guximtar dhe i palodhur, organizator dhe ideator i lëvizjes, Xhaviti la shenja të pashlyeshme në rrugën tonë të gjatë dhe të mundimshme të lirisë. Në mendjen dhe zemrën time, tek bashkëveprimtarët e shumtë që e njohën e punuan me të dhe në memorien e kombit, i paharrueshëm do të qëndroj përgjithmonë kujtimi dhe nderimi për të”, ka shkruar Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat