Zgjedhje? Njerëzit duan të mësojnë për ‘BMW-në me gjak’

Lajme

Zgjedhje? Njerëzit duan të mësojnë për ‘BMW-në me gjak’

Më: 25 shtator 2017 Në ora: 14:50
BMW

Gjermanët votuan për një palë zgjedhje, të cilësuara si më shokueset në historinë moderne.

Kjo për shkak se nacionalistët e djathtë ia dolën të hyjnë në parlament.

Megjithatë bie në sy se interesi për zgjedhjet nuk ishte edhe aq i madh, çka tregon se te njerëzit po bie interesi për politikën.

Kështu, në gazetën më të madhe në vend, Bild, e cila është po ashtu gazeta më e madhe në Europë, lajmi më i lexuar dhe më i kërkuar nuk ka lidhje me zgjedhjet.

Në fakt bëhet fjalë për një makinë BMW X6, që u shfaq në rrugët e Berlinit.

Makina kishte gjurmë gjaku dhe policia ka nxituar ta ndalojë, duke menduar se mund të ishte konsumuar një krim.

Por ka rezultuar që në fakt ishte thjesht një ngjitëse në makinë, e cila të jep idenë e gjakut që shpërndahet.

Diçka krejt pa shije nga ana e pronarit të makinës.

Por policia tha se nuk mund të bëjë asgjë ndaj tij.

Shije, shije kjo dynja!

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat