Ja çfarë ka ndodhur me armën me të cilën u vra i riu Aulon Zeka

Lajme

Ja çfarë ka ndodhur me armën me të cilën u vra i riu Aulon Zeka

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 16:06
Aulon Zeka

Mesditën e së shtunës së 16 shtatorit, 16-vjeçari, Aulon Zeka, u gjet i vrarë në afërsi të shkollës “Model”, në Prishtinë. Të nesërmen, Policia arrestoi dy të mitur, që dyshohen për vrasjen e rëndë. Megjithatë, arma më të cilën u krye krimi ndaj të riut ka 2 javë që ende nuk është gjetur.

Organet kompetente edhe pas dy javësh nga vrasja e Aulon Zekës nuk kanë arritur ende ta gjejnë armen më të cilin u qëllua katër herë 16-vjeçari nga Prishtina. Këtë e kanë konfirmuar burime brenda autoriteteve të hetuesisë në Kosovë.

Aulon Zeka u vra të premten e 15 shtatorit, ndërsa trupi i tij u gjet pas 13 ore, mesditën e së shtunës (16 shtator). Vendi ku ka ndodhur krimi nuk është aq i frekuentuar, andaj viktima është gjetur të nesërmen, dhe për këtë media merr vesh se nuk ka asnjë dëshmitarë okularë.

Për këtë vrasje, policia ka arrestuar dy të mitur, Guxim H. (16-vjeçar) dhe Riga G. (15-vjeçare), ndaj të cilëve Prokuroria u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

Para se rastin ta marrë në kompetencë Departamenti për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokurori i rastit, Valdet Gashi,  se disa fotografi të publikuara në rrjetet sociale, mund të përbëjnë dëshmi për përfshirjen e supozuar të dy të dyshuarve në rastin e vrasjes së Zekës, Guxim H. dhe Riga G.

Vetëm pak minuta pas vrasjes së Aulon Zekës, dy të dyshuarit, Guxim H. dhe Riga G., janë shfaqur “live” në një prej rrjeteve sociale, ku Guximi shihet me një pistoletë që e mban rreth qafës së të dyshuarës, e cila shihet duke qeshur.

Të miturit, në seancën gjyqësore në të cilën u caktua masa e paraburgimi për një muaj ndaj tyre, kanë mohuar të kenë gisht në këtë ngjarje. Megjithatë, kjo armë e ekspozuar në këtë fotografi, ende nuk është gjetur.

Nga hetimet preliminale, dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të simpatisë së Aulonit për të miturën Riga G. Ajo dyshohet se është e dashura e të miturit tjetër të arrestuar, bashkëmoshatar me të ndjerin. Merret vesh se dëshmitarë i vetëm lidhur me këtë rast është motra e të dyshuarës, M.G.

Aulon Zeka u vra me katër plumba në afërsi të shkollës “Model” të premten në Prishtinë. Trupi i tij u gjet në mesditën e së shtunës në atë lokacion.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat