Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar

Lajme

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 08:12
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë organizon shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, që sivjet mbahet nën moton “Një hap më tej në të ardhmen: Përfshirja e talenteve, kontributeve dhe pjesëmarrjes së personave të moshuar në shoqëri". 

Me këtë rast do të bëhet edhe prezentimi i fletëpalosjes “Jeto shëndetshëm", si dhe do të bëhet promovimi i vaksinimit sezonal kundër gripit, duke vaksinuar të moshuarit pjesëmarrës.  

Ngjarja mbahet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat