FSK shënon Ditën Kombëtare të Gjermanisë

Lajme

FSK shënon Ditën Kombëtare të Gjermanisë

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 14:54
FSK

Sot ora e parë e “Kursit të gjuhës gjermane” në kazermën “Adem Jashari ” në Prishtinë ka filluar me një atmosferë krejtësisht ndryshe nga ajo e ditëve tjera, duke shënuar kështu “Ditën e Bashkimit të Gjermanisë”.

Për të shënuar këtë ditë, si shenjë  nderimi dhe respekt ndaj shtetit gjerman, përveç pjesëtarëve të kursit dhe mësueses së gjuhës gjermane, nuk munguan as eprorët e lartë të  Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës  ( MFSK ) dhe  të Komandës së Forcave Tokësore ( KFT ), ka bërë të ditur kjo ministri.

Në këtë ceremoni i pranishëm ishte edhe zëvendëskomandanti i Komandës së Forcave Tokësore(KFT),  gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, i cili  pasi përshëndeti të pranishmit, gjatë fjalës së tij  me theks të veçantë nënvizoi përkrahjen e vazhdueshme të shtetit gjerman ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke thënë:

 “Jemi një ndër shtetet që kemi  pasur dhe vazhdojmë të kemi një bashkëpunim të jashtëzakonshëm më Ushtrinë e shtetit gjerman, andaj me këtë rast dua që të uroj shtetin gjerman për ditën e tyre më të rëndësishme dhe njëherësh t’i falënderoj për përkrahjen e tyre të vazhdueshme në ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së “.

Ndër të tjera, gjeneral Hazrolli  falënderoi  zyrtarët të cilët kanë hapur Laboratorin  e gjuhëve  të huaja dhe kanë mundësuar  realizimin e këtij kursi mjaft të rëndësishëm për pjesëtarët e FSK-së dhe FSK-në në përgjithësi.  Ai po ashtu nga kursantët e FSK-së kërkoi angazhim maksimal në mesmin jo vetëm të  gjuhës gjermane por edhe të gjithë historisë së shtetit  gjerman.

Hapja e laboratorit  për mësimin e gjuhës gjermane, për pjesëtarët e FSK-së, është bërë në fillim të muajit shtator dhe kjo është gjenerata e parë që e ndjekë këtë kurs.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat