Brnabiq: Së shpejti zgjidhet grupi punues për dialogun mbi Kosovën

Lajme

Brnabiq: Së shpejti zgjidhet grupi punues për dialogun mbi Kosovën

Më: 4 tetor 2017 Në ora: 16:40
Ana Brnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq njoftoi se qeveria serbe së shpejti do të zgjedhë një grup pune që do të jetë përgjegjës për mbështetjen logjistike të presidentit serb Aleksandar Vuçiq gjatë dialogut të brendshëm mbi Kosovën.

Ajo tha se po presin më shumë mendime nga disa ministri dhe se kjo çeshtje në agjendën e qeverisë mund të gjendet të premten ose javën tjetër.

“Në përgjithësi, do të jetë shumë shpejt, dhe Grupi i Punës do të fillojë të punojë menjëherë, domethënë të bëjë plane për bisedime në të gjithë Serbinë. Kur pajtohemi për kalendarin dhe vendet me Presidentin e Republikës dhe me organizatat që duan të marrin pjesë në dialog, do të fillojë faza e dytë e dialogut , sigurisht në tetor “, tha ajo, raportojnë mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat