U përpoq të përdhunonte një 10-vjeçare, fshatarët e lidhin në shtyllë dhe…

Lajme

U përpoq të përdhunonte një 10-vjeçare, fshatarët e lidhin në shtyllë dhe…

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 09:55
Pamje nga video

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtetin indian të Rajasthanit.

Një burrë u ndëshkua rëndë nga banorët vendas pasi kishte tentuar të përdhunonte një vajzë vetëm 10 vjeç.

Turma e zemëruar e njerëzve kapi të dyshuarin në Juliasar në shtetin indian të Rajasthanit, dhe filluan ta rrihnin me litar.

Banorët vendas thonë se ai e mori vajzën dhe e dërgoi në një fushë dhe u përpoq ta përdhunonte. Mësohet se i dyshuari punonte në një lavanderi lokale.

Përdhunimi është një fenomen masiv dhe tejet shqetësues në Indi, ku shpesh bien preh edhe fëmijë apo të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat