Policia konfiskon arsenal armësh në Han të Elezit

Lajme

Policia konfiskon arsenal armësh në Han të Elezit

Më: 10 tetor 2017 Në ora: 09:43
Armet

Policia e Kosovës ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve në Han të Elezeit. Sipas komunikatës së policisë për rajonin e Ferizajt ato ishin në pronësi të A.V, 37 vjeçar, shtetas i Kosovës.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komunikata e plotë e policisë:

Pas pranimit të informatave nga tereni se i dyshuari A.V.(m/sh/k 37 vjeç),mund të

ketë në posedim armë  të paautorizuara ,  hetuesit policor nga stacioni policor Hani i Elezit në bashkëpunim me njësitë tjera relevante, kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore me ç’rast kanë  gjetur  dhe  konfiskuar:

-1 pushkë automatike AK-47

-2 pushkë M-48

-1 pushkë gjuetie  12mm

– 14 mina befasuese kundër këmbësorisë

-13 granata dore

– 30 karikatorë të zbrazët

– 2472 fishekë të kalibrave të  ndryshëm

-2 palë dylbi

-3 thika

-1 boks hekuri

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari dërgohet në mbajtje prej 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat