"Milaim Zeka u arrestua për dy arsye"

Lajme

"Milaim Zeka u arrestua për dy arsye"

Nga: H.O. Më: 16 tetor 2017 Në ora: 16:51
Milaim Zeka

Lidhur me arrestimin dhe intervistimin e Milaim Zekës, ka folur edhe njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti. Ai ka thënë se edhe më parë janë arrestuar deputetët, por më pas janë liruar si të pafajshëm. Sipas tij edhe rasti i deputetit Zeka do të jetë i tillë.

“Raste të tilla të arrestimeve të deputetëve kanë ndodhur edhe në të kaluarën, shqetësuese është se ata asnjëherë nuk dënohen. Edhe rasti i Milaim Zekës besoj se do të përfundoj i tillë, arrestime dhe lëshim pas disa orëve, pastaj orvatje nëpër gjykata dhe si përfundim asgjë. Kështu ndodh në një vend ku politika bën drejtësi, drejtësia korrupsion. Në fakt, arrestimi i Milaim Zekës ka të bëj me vizat dhe rrahjen e gazetarit Vehbi Kajtazi, me Milaimin si nxitës i kësaj rrahje për shkrimet kundër tij nga gazetari në fjalë”, vlerëson Mehmeti.

Ai thotë se nëse do të kishte drejtësi, të gjitha faktet që janë publikuar deri më tani për të, do ta qonin në burg deputetin Zeka.

“Është për tu përshëndetur ky arrestim, policia gjithnjë kryen punën me sukses, por është drejtësia që i lëshon prapë. Nëse do të kishtë drejtësi, sigurisht se faktet që janë publikuar në mediat për impikimin e Milaimit, do të rezultonin me burg, por jam skeptik se një gjë e tillë do të ndodhë. Në një vend ku drejtësia ka vdekur, nuk mund të jetë asnjëherë drejtësi, por padrejtësi në emër të drejtësisë”, përfundon Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat