Austriakët i dhurojnë UPZ-së 4 mijë e 600 libra

Lajme

Austriakët i dhurojnë UPZ-së 4 mijë e 600 libra

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 16:38
Pranimi i librave

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka pranuar një donacion prej 4 mijë e 600 librave prej profesorëve, universiteteve dhe bibliotekave të Austrisë.

Dorëzimin e donacionit  të librave e ka bërë ambasadori i Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler dhe kontingjenti i KFOR austriak, të cilët kanë bërë bartjen e librave.

Me këtë rast në emër të UPZ-së dhe rektorit Vataj, Prorektori Kadri Kryeziu, i dorëzoi një mirënjohje ambasadorit austriak, në shenjë falënderime për këtë donacion të çmuar për UPZ-në.

Ky është një projekt nga Martina Drescher, mësimdhënëse në UPZ nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Hulumtime, Kimete Canaj, shefe e degës së gjuhës gjermane në Fakultetin e Filologjisë dhe Izer Maksuti, mësimdhënës në degën e gjuhës gjermane.

Profesor Canaj dhe profesor Maksuti janë kuadro të universitete prestigjioze austriake, profesorët e të cilëve në Austri kanë kontribuar në grumbullimin e librave nëpër universitete austriake për UPZ-në.

Sipas një komunikate të UPZ-së, librat vijnë nga institucionet ose personat në vijim: Arnulf Knafl (Shefi i Programit të Korrigjimit) - OeAD - Shërbimi i Shkëmbimit Austriak, Margit Kreiter - Biblioteka dhe arkivimi i bibliotekës kryesore të Vjenës, Karin Lach - Drejtor i Departamentit të Studimeve Angleze dhe Amerikane në Universitetin e Vjenës, Hans-Christian Luschützky - Instituti për Gjuhësi Universiteti i Vjenës, Stefan Alker-Windbichler - Drejtor i Departamentit të Studimeve Gjermane, Studime Holandeze, Studime Skandinave, Universiteti i Vjenës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat