Arrestohet një person në Kaçanik, qëlloi me armë pas rezultatit të zgjedhjeve

Lajme

Arrestohet një person në Kaçanik, qëlloi me armë pas rezultatit të zgjedhjeve

Më: 23 tetor 2017 Në ora: 11:25
Kaçanik

Në rrugën “Ismail Raka” në Kaçanik është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të calibrit 9mm, ndërsa gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit TT me një karikator me pesë fishekë të kalibrit 9mm, 27 fishekë të njëjtit kalibër dhe një fotrolle të armës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat