Nobelistja e letërsisë mbron Kosovën në Beograd, trondit serbët

Lajme

Nobelistja e letërsisë mbron Kosovën në Beograd, trondit serbët

Më: 24 tetor 2017 Në ora: 14:57
Herta Myller (Herta Müller)

Serbia i ka bërë zullume vetes dhe serbët duhet të jetojnë me këtë vërtetë. Ata i kanë sjellë vuajtje vetvetes dhe të tjerëve.

Kështu ka deklaruar në Beograd shkrimtarja e famshme gjermane, nobelistja Herta Myller (Herta Müller), e cila është mysafire e Panairit të Librit.

Ajo e ka shokuar opinionin serb pasi në një bashkëbisedim me lexues ka deklaruar se Serbia është fajtore për vuajtjet e saja dhe të fqinjëve të saj.

Shkrimtares ia kanë rikujtuar kritikat e saja ndaj Serbisë dhe përkrahjen e bombardimeve të NATO-s më 1999, duke ia cituar fjalinë e saj të atëhershme se “Millosheviqi duhet të ndalet njëherë e përgjithmonë”.

Nobelistja Muller është përgjigjur rrufeshëm:

“Edhe sot mendoj njëjtë”.

“Një njeri si Millosheviqi, që i zhvillon katër luftëra brenda nëntë vjetëve dhe në mënyrë aq praktike ndërton varreza – nuk mund të ndalet me fjalë”.

“Kosovës dhe Bosnjës u janë shkaktuar shumë dëme dhe të këqija për arsye të nacionalizimit të tmerrshëm”.

“Isha e tmerruar. Nuk prisja që në një vend si Jugosllavia, e cila asokohe për ne ishte një gjysmë-parajse, të shpërthente nacionalizmi. Mirëpo, ky vend i ka bërë keq vetvetes”.

“Serbët i kanë bërë keq vetes”.

“Edhe Kisha Ortodokse Serbe ka pasur fajësi për tmerret e ndodhura”.

Myller ka thënë se nuk është pacifiste.

“Konfliktet mund të lindin edhe nga rrëfimet dhe bisedat”.

“Nuk jam pacifiste dhe besoj se disa situata mund të zgjidhen vetëm me intervenime të caktuara”.

“Kur ndodh lufta atëherë duhet të ndërmerren masa që njëra palë t’i humbasë të gjitha dhe të mposhtet nga pala tjetër”.

“Në një situatë të tillë, besoj se intervenimi ushtarak është pozicion njerëzor dhe moral”.

“Këtë mund ta shohin vazhdimisht me shembuj të ndryshëm”.

“Popujt që sulmohen duhet të kenë përkrahje nga të tjerët nëse nuk mund të mbrohen me forcat e veta nga një fuqi më e madhe”.

“Do të kisha qenë e lumtur nëse NATO-ja do të intervenonte edhe në Rumani, në kohën e Çausheskut”.

Duke folur për diktaturat, Myller e ka përmendur faktin se babai i saj kishte qenë në strukturat naziste të SS-it.

“Unë nuk jam babai im. Ndonëse, gjithmonë e kam ndjerë nevojën që të kërkoj falje për këtë shkak”.

Këto deklarata kanë shkaktuar reagimet të shumta tek publiku serb, por shkrimtarja ka thënë se nuk e ka ndërmend të arsyetohet.

“Nuk është e domosdoshme të mendojmë njësoj. Por, kur më pyesni për diçka, unë dua të jem e sinqertë”.

Biografia

Herta Miller është lindur më 1953, në Rumani, në komunitetin pakicë gjerman.

Në vitin 1987 kishte emigruar nga Rumania në Gjermani, ndërsa sot jeton në Berlin.

Çmimin Nobel për Letërsi e ka fituar në vitin 2009.

Shumica e veprave të kanë për tematikë jetën e saj në kulturën rurale gjatë kohës së shtypjes brutale në Rumani.

Në gjuhën shqipe i janë përkthyer romanet “Çdo gjë që kam e mbaj me vete” dhe “Njeriu është një fazan i madh mbi tokë”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat