Jovanoviq: Para zgjedhjeve të hapim dialogun për pajtim me Kosovën

Lajme

Jovanoviq: Para zgjedhjeve të hapim dialogun për pajtim me Kosovën

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 12:06
Çedomir Jovanoviq

Lideri i Partisë Demokratike Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq ka thënë se thirrja për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare “do të mund të shkaktonte kaos” në jetën politike në Serbi.

Më tej ai ka thënë se do të vazhdonte një fushatë konstante ku çështjet kryesore për Serbinë do të mbeteshin në rend të dytë.

“Në vend se të flasim për zgjedhjet, është më e nevojshme për të hapur dialogun real rreth marrëdhënieve me shqiptarët e Kosovës dhe të bëjmë një marrëveshje që relakson raportet në rajon dhe që garanton përfundimisht paqen”, ka thënë Jovanoviq.

Ai në një qëndrim publik ka thënë se çfarëdo humbje kohe në llogari të përbashkët të autoriteteve dhe opozitës mund të jetë fatale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat