Opozita serbe nuk ishte e ftuar në dialogun e brendshëm për Kosovën

Lajme

Opozita serbe nuk ishte e ftuar në dialogun e brendshëm për Kosovën

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 07:55
Opozita serbe

Askush nga opozita serbe nuk ka qenë i ftuar të marrë pjesë në dialogun e brendshëm për të gjetur një zgjidhje për Kosovën.

Kjo është thënë nga kryetari i partisë Lëvizja për Serbinë, Borko Stefanoviq, kryetar i Lidhjes së Social Demokratëve të Vojvodinës, Nenad Canak dhe ish-deputetja në Parlamentin e Kosovës, Rada Trajkoviq.

“Sot (e martë) është mbajtur takimi i parë i dialogut të brendshëm me ekspertë ligjorë, janë ftuar profesorë të së drejtës kushtetuese, dekanët nga universitetet në Serbi, ata janë pyetur për vizion ligjor, por ne nuk e dimë gjë, vetëm se kemi dëgjuar për këtë”, ka thënë Stefanoviq në takimin “Debati për Kosovën: Dialogu i brendshëm apo monolog”, organizuar nga Instituti për Çështje Evropiane.

Kujtojmë, se tashmë ka përfunduar raundi i parë i dialogut të brendshëm në Serbi për çështjen e Kosovës, sido qoftë ende nuk ka pasur asnjë informacioni se a është marrë ndonjë vendim lidhur mbi këtë çështje.

Gjithashtu, Serbia po synon ta ndryshojë Kushtetutën e saj, ndërkohë të shqyrtohet edhe çështja për largimin e Kosovës nga preambula e saj, mirëpo as kjo çështje nuk është e definuar plotësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat