Veseli: Shumë shpejt do të hartohet Ligji për tregtinë e brendshme

Lajme

Veseli: Shumë shpejt do të hartohet Ligji për tregtinë e brendshme

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 14:47
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve të Kosovës, me të cilët diskutoi për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit vendorë në procesin e prodhimit dhe plasimin në tregje.

Kryeparlamentari Veseli i përgëzoi ata për punën e tyre të palodhshme dhe njëherësh i inkurajoi që të vazhdojnë me veprimtarinë e tyre prodhuese.

Në funksion të mbështetjes institucionale për bizneset vendore, kryetari Veseli siguroi prodhuesit se shumë shpejt, brenda pak javëve, do të hartohet Ligji për tregtinë e brendshme, i cili do të garantojë mbrojtjen e prodhimeve vendore dhe promovimin e tyre për eksport.

Veseli i siguroi ata se do të jetë avokues i kërkesave të tyre në mënyrë që ndërmarrësit kosovarë të fuqizohen dhe të krijojnë vende të reja pune, dhe të gjithë ndërmarrësit vendorë që gjejnë bashkinvesitues të huaj dhe i sjellin ata në Kosovë, do të kenë lehtësira të mëdha nga shteti.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat