Policia jep detaje për arsenalin e armëve të gjetura në Drenas

Lajme

Policia jep detaje për arsenalin e armëve të gjetura në Drenas

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 10:54
Armet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje sa i përket armëve të gjetura dje në Shtuticë të Drenasit.

Sipas policisë, një person kishte raportuar se ka hasur në një sasi të konsiderueshme të armatimit të llojeve të ndryshme.

Njësia policore ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ndërsa sot njësitet FSK-së dhe KFOR-it për deminim pritet të bëjnë tërheqjen e armëve dhe mjeteve shpërthyese.

Në këtë vend janë gjetur rreth 100 copë armë të kalibrit të ndryshëm përfshirë edhe gulinov, mitrolez e granata të ndryshme.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat