Hoyt Brian Yee brenda dy javëve dy vizita në Kosovë

Lajme

Hoyt Brian Yee brenda dy javëve dy vizita në Kosovë

Më: 6 nëntor 2017 Në ora: 14:26
Hoyt Brian Yee

Zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet eurpoiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, do të qëndrojë për vizitë nesër në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur zyra e Presidentit, me ç’rast ka njoftuar se Hoyt Yee në orën 09:00 do të pritet në takim nga presidenti Hashim Thaçi.

“Nesër, në orën 09:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Zëvendës-Ndihmës Sekretarine Shtetit ,përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee”, thuhet në njoftim.

Kjo është hera e dytë që brenda dy javëve Hoyt Brian Yee viziton Kosovën, ndërkaq nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj vizite. Vizitën e fundit Hoyt Yee e zhvilloi më 25 të muajit të kaluar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat