Flet eksperti i sigurisë: Me dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, vendi mund të shkojë në demostrata

Lajme

Flet eksperti i sigurisë: Me dënimin e aktivistëve të Vetëvendosjes, vendi mund të shkojë në demostrata

H.Orana Nga H.Orana Më 17 nëntor 2017 Në ora: 22:02
Arkiv/Protesta e Vetëvendosjes në Prishtinë

Sot është shpallur vendimi për aktivistët e Vetëvendosjes Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi. Ata sot janë dënuar me  vjet burg. Ndaj këtij vendimi kanë reaguar zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje duke e quajtuar këtë si vendim politik.

Nga ana tjetër eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se tani situate është e acaruar skajmërisht, sidomos kur në pyetje janë anëtarët e partisë së VV-së, që duhen me u gjyku si të dyshuar që më armë të rënda e kanë sulmuar ndërtesën e Parlamentit.

Image
Hajrullah Ternava
 
“Çfarëdo vendimi që do të merret nga ana e gjyqit, po qoftë edhe real të jetë ai, prapë se prapë do të ketë pakënaqësi të skajmshme, pse jo edhe deri në çregullime e ndoshta edhe demostrata. Rastet e reagimeve të deputetëve të VV nëpër mbledhjet e parlamentit për çshtje që nuk ishin të kënaqur ku kanë fishkëlluar me filikaqa, kanë hudhur gaz lotsjellës, shishe molotovë etj., në shumë raste edhe bashkë me udhëheqësit e tyre, e sidomos nëpër demostrata të ndryshme që janë mbajtur para Parlamentit. Vdekja e të burgosurit në burg të anëtarit të VV Astrit Deharit, i ka dhënë kahje specifike rrjedhave të aktivitetit të kësaj partie që në opinion ka lënë dozë dyshimi për mënyrën e vdekjes, në një institucion shtetëror pa qenë i sëmurë për këtë vdekje”, vlerëson Tërnava.

Ai thotë më tutje se raportet e institiucioneve të prokurorit lidhur me vdekjen e Astritit kanë dalë me vendime se bëhet fjalë për vetëvrasje, gjë që në opinion ka krijuar dyshime.

“Kërkesat e VV që rasti i hulumtimit të vdekjes së Astritit t’i mundësohet organeve zvicerane deri më tani ka hasur në vesh të shurdhër nga ana e institucioneve të Kosovës. Sulmi në ndertesën e Parlamentit ka ndodhur me armë të rënda dhe të rrezikshme, organet kompetente duhet të ndërmarrin të gjitha mjetet e lejuara me ligj dhe ta zbulojnë rastin. Vepërkryesit e kësaj vepre duhen të përgjigjen konform ligjit në fuqi dhe në bazë të vendimit të trupit gjykues për dënimin, duhet ta mbajnë burgun e paraparë nëse trupi gjykues ka ardhur deri te ky vendim në bazë të provave”, thekson ai.

Eksperti Tërnava thotë se nëse nuk është argumentuar me fakte, zbardhja e kësaj vepre më mirë kishte me mbetë e pazbuluar se të dënohet dikush i pafajshëm.

“Në të ardhmen ishte dashur që organet ndjekëse të sigurisë, të jenë ekspeditive dhe të efektshme dhe fajtorët që i kanë kryer veprat krimminale, të përgjigjen para gjyqit dhe të mos jetë vepër e pazbuluar. Vetëm në këtë mënyrë qytetarët e saj do të ju ktheht besimi në institucionet e tyre”, vlerëson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat