Behgjet Pacolli flet për Titon: Kam qenë bashkëpuntor i ngushtë i Josip Broz Titos

Lajme

Behgjet Pacolli flet për Titon: Kam qenë bashkëpuntor i ngushtë i Josip Broz Titos

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 00:26
Behxhet Pacolli

Ministri i Jashtëm Behxhet Pacolli, ka dhënë një intervistë të gjatë për median serbei cili flet për aktualitetin politik në Kosovë dhe nostalgjinë e tij për ish-Jugosllavinë.

Kur flasim për kohën e ish-Jugosllavisë, ju keni shërbyer  në ushtri dhe keni qenë me Titon, keni qenë pothuajse mbështetja e tij. Herën e fundit që keni kaluar në Beograd para luftës në Kosovë. A ju ka munguar kafeja në “Perandorin rus”?

Pacolli: Isha në vitin 1973 dhe 1974 në njësinë e presidentit Tito. Pas një trajnimi të posaçëm në Pançevo, unë u zhvendosa në Beograd dhe më pas udhëtoja në të gjithë Jugosllavinë. Kam udhëtuar mjaftueshëm me presidentin Tito dhe kisha mundësinë të takohesha me të. Kam pasur mundësinë të jem në të gjitha dhomat ku punoi dhe jetoi. Isha edhe në  vitin 1998 në zyrën e tij në Pallatin e Bardhë, ku punoi dhe pastaj takova Milosheviçin. Për fat të keq, ai nuk qëndroi në atë zyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat