Jaksimoviq: S’ka vazhdim të dialogut pa u formuar Asociacioni

Lajme

Jaksimoviq: S’ka vazhdim të dialogut pa u formuar Asociacioni

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 10:51
Takimi i mëhershëm në Bruksel

Drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme, Aleksandra Joksimoviq, ka thënë se Bashkimi Europian është i vetëdijshëm se s’mund të ketë vazhdim të dialogut mes Kosovës e Serbisë pa u jetësuar marrëveshja e arritur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Në një deklaratë për televizionin serb, Joksimoviq pohoi se edhe zyrtarët e BE-së janë shumë të interesuar që të formohet Asociacioni.

“Çështja e Asociacionit të Komunave Serbe është një nga elementet thelbësore të zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit”.

“Por Kosova po e shmangë formimin e këtij asociacioni, njëjtë sic po e shamngë ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat