“Asnjë marrëveshje pa e marrë votën e Kuvendit të mos nënshkruhet në Bruksel”

Lajme

“Asnjë marrëveshje pa e marrë votën e Kuvendit të mos nënshkruhet në Bruksel”

H.Orana Nga H.Orana Më 18 nëntor 2017 Në ora: 23:11
Hahn, Haradinaj, Mogherini

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar që në dialogun me Serbinë të përfshihet direkt edhe SHBA-ja. Kjo deklaratë erdhi pak kohë pas një konference të përbashkët në mes të Haradinajt dhe Shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Ai tha se i kishte kërkuar Mogherinit që SHBA të përfshihet në dialogun me Serbinë.

“Takimi i këshillit të MSA-së i dyti më radhë është mbajtur dje, është takimi i parë bilateral me Mogherinin dhe një takim i përbashkët i mbyllur me Mogherinin dhe komisionarin Han”- tha Haradinaj.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot”, thotë se SHBA-të duhet të kenë rol themelor në takimet me Serbinë.

“Kam qenë dhe jam për atë që SHBA-të të marrin pjesë në bisedime. Madje duhet të kenë rolin themelor kundruall UE në takimet me shtetin serb. Po jam që qeveria dhe të gjitha organet tjera të përgatisin një platëformë për bisedime dhe ajo të diskutohet e votohet në Kuvend dhe asnjë marrëveshje pa e marrë votën e Kuvendit mos të nënshkruhet”, vlerëson ai.

Ai thotë më tutje se pa Kuvend nuk duhet të nënshkruhet asnjë marrëveshje.

“Shpresoj se pa Kuvend nuk do të nënshkruhet asnjë marrëveshje. Forma e Thaçit dhe Mustafës e nënshkrimeve të marrëveshjeve pa Kuvend po i kushtojnë shumë Kosovës. Këtë duhet ndaluar”, thotë Kelmendi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat