Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë, ja momenti

Lajme

Policia konfirmon arrestimin e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë, ja momenti

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 10:58
Pamje të dorëzimit

(E plotësuar) - Policia ka arrestuar  sot të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Prishtinë që kishte ndodhur në gushtin e vitit të kaluar në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Eron Agaj, 22 vjeçar dhe Arianit Gashi 26 vjeçar kishin mbetur të vdekur më 29 gusht të vitit 2016  pasi në ta ishte shtënë me armë zjarri në Parkun e Qytetit në Prishtinë.

Dorëzohet i dyshuari për vrasjen e dy të rinjve në Prishtinë

I dyshuari për vrasjen e dy të rinjve në afërsi të parkut të qytetit të Prishtinës është dorëzuar mëngjesin e së dielës në polici.

Kallxo.com ka siguruar pamje të dorëzimit. I dyshuari sipas pamjeve të siguruara është dorëzuar nga një makinë e tipit Touareg ndërsa aty është pritur nga pjesëtarët e policisë.

Dy të rinj ishin qëlluar për vdekje mesditën e 28 gushtit 2016 në afërsi të parkut të qytetit. I dyshuari, një shtetas i Shqipërisë, ishte në arrati deri mëngjesin e sotëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat