Festojnë në shesh me veturë

Lajme

Festojnë në shesh me veturë

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 21:19
Festa

Festa që organizoi sonte organizoi sonte Lëvizja vetëvendosje në sheshin e Prishtinës mblodhi shumë simpatizantë të kësaj Lëvizje.

Qindra qytetarë me flamuj kombëtarë në dorë u mblodhën në sheshin “Ibrahim Rugova” për të festuar fitoren e kësaj partie në Prishtinë pasi që kandidati Shpend Ahmeti doli i pari pas numërimit të votave me kusht, me postë dhe të personave me nevoja të veçanta.

Festa kaloi në delirin e saj kur turmës iu drejtua Albin Kurti, i cili gjendet në arrest shtëpiak, masë kjo e caktuar nga Gjykata.

Por kishte edhe të tillë që sheshit ia mësynë me veturë, gjë që është e ndaluar.

Një BMW e bardhë e kapur nga kamera e KosovaPress, përshkoi sheshin tejpërtej, edhe pse Policia vetëm i ndaloi për pak çaste por që i la të vazhdojnë tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat