Zyrtari i PDK-së kërkon distancim nga deklaratat e Stavilecit për VV-në, e quan “matrapaz”

Lajme

Zyrtari i PDK-së kërkon distancim nga deklaratat e Stavilecit për VV-në, e quan “matrapaz”

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 22:23
Blerand Stavileci

Kryetari i Degës së PDK-së në Krushë të Madhe, Kadri Dellova ka kërkuar nga partia e tij që të distancohet nga deklaratat e Blerand Stavilecit, dhënë sot në një konferencë për mediat.

Stavileci i ka quajtur anëtarët e VV-së terroristë, me të cilën gjë nuk është pajtuar Dellova.

Ai, Stavilecin e konsideron vetëm një “matrapaz”, derisa thotë se VV-ja nuk është terroriste, pa marrë parasysh se është kundërshtare politike e PDK-së.

Komenti i plotë i Dellovës:

PDK duhet të distancohet nga deklaratat e matrapazit të Prishtinës

Blerand Stavileci !

Ne e kemi kundërshtar politik VV ,por nuk mund të themi se ata janë Terroristë !

Kadri Dellova Kryetar i PDK-së ,Krushë e Madhe

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat