Vuçiq i ofron ndihmë Edi Ramës pas përmbytjeve katastrofike

Lajme

Vuçiq i ofron ndihmë Edi Ramës pas përmbytjeve katastrofike

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 21:07
Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka ofruar ndihmë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, pas përmbytjeve katastrofike që e kanë goditur Shqipërinë.

Në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se Vuçiq ka shprehur keqardhje për shkak të përmbytjeve.

Ai ka thënë se Serbia është e gatshme t’i ofrojë ndihmë teknike Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të mëdha nga kjo katastrofë humanitare.

Ndihmë Shqipërisë i ka ofruar edhe Kosova dhe tashmë forcat emergjente të MPB-së kanë arritur në Fier. Edhe FSK-ja është e gatshme t’i ofrojë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Shirat e mëdha që kanë rënë ditëve të fundit kanë bërë që lumenjtë të dalin në shtretërit dhe të përmbyten fshatra të tërë në jug të Shqipërisë.

Deri me tash janë evakuuar mbi 300 familje në afërsi të lumit Vjosa, rreth 120 kilometra në juglindje nga Tirana.

Kryeministri Rama ka thënë se mbi 6400 shpëtimtarë, policë dhe ushtarë po përballen me situatë kritike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat