Serbia kërkon përfshirjen e ministrit rus, Sergei Lavrov, në dialogun me Kosovën

Lajme

Serbia kërkon përfshirjen e ministrit rus, Sergei Lavrov, në dialogun me Kosovën

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 23:02
Aleksandar Vuçiq, Sergei Lavrov

Nëse Brukseli vendos që të ketë ndryshime në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradi dhe nëse aty përfshihet ish sekretarja amerikane, Condoleeza Rice, atëherë edhe pala serbe do ta ketë propozimin e saj.

Ata sipas raportimeve të mediumit serb, Informer, ata do të kërkojnë që në këtë dialog të përfshihet edhe Rusia përmes ministrit të Jashtëm të saj, Sergei Lavrov.

Aty thuhet më tej se ka pak mundësi që të ketë ndryshime në formatin e dialogut.

“Nëse diçka ndërron në Bruksel dhe Amerika përfshihet në dialog, kjo do të nënkuptonte ndryshim të formatit dhe se Serbia nuk do të lejojë palën tjetër të fitojë. Beogradi do të kërkojë që edhe Rusia të jetë ndërmjetësues, praktikisht, Lavrov, që do të mbikëqyrte lëvizjet dhe bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, në emër të Rusisë”, i referohet mediumi serb një burimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat