Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Lajme

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 07:20
ilustrim

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit me datën 5 Dhjetor shënohet në gjithë botën.

Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit  është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së më vitin 1985, dhe u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.

Shteti i Kosovës ka rininë më të re në Europë, ky potencial i krijon Kosovës kushte të mjaftueshme për format e organizimit të të rinjve për punë vullnetare.

Për nder të ëksaj dite sot në Kosovë do të  ketë aktivitete organizuar nga Ministria e Kulturës ku do të flasin ministri i Kulturës Kujtim Gashi, Brandao Co, nga Unicefi, shefi i OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, Blerim Azizi, UNV dhe vullnetarët e rinj dhe të reja, mbi rëndësinë e shërbimit në komunitet dhe vullnetarizmit.

 Ndërsa Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) ndan çmimet  për Vullnetarizëm dhe Aktivizëm Qytetar, në kuadër të projektit “Vullnetarizmi për Zhvillim: Promovimi i Vullnetarizmi dhe Qytetarisë Aktive në Kosovë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat