Kurti për mediat serbe: Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, sepse është ndarë me dhunë

Lajme

Kurti për mediat serbe: Kosova duhet të bashkohet me Shqipërinë, sepse është ndarë me dhunë

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 11:38
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mendon se Kosova e vetëshpallur ka nevojë për referendum për të deklaruar bashkimin me Shqipërinë.

Kështu ka deklaruar ai gjatë një interviste për Deutsche Wellen në gjuhën serbe, i cili ka shtuar se ndarja e Kosovës nga Shqipëria ka qenë “i dhunshëm, jodemokratik, përmes fuqive të mëdha”.

“Ne do të donim të kemi të drejt të bashkohemi me Shqipërinë në mënyrë demokratike dhe paqësore”, citohet të ketë thënë Kurti në intervistën që është publikuar sot nga ky medium.

Kur u pyetën në lidhje me idenë e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të terrorit Veri i Kosovës me Luginën e Preshevës, Kurti ka thënë se kjo është vetëm dëshira e Serbisë, duke kundërshtuar tërheqjen nga veriu i Kosovës, ndër të tjera për shkak të Trepçës, që siç ka thënë ai është “thelbi i zhvillimit ekonomike, është ringjallja e Trepçës”./

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat