Vajza nga Kosova fiton çmim shkencor në Mbretëri të Bashkuar

Lajme

Vajza nga Kosova fiton çmim shkencor në Mbretëri të Bashkuar

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 12:17
Gresa Latifi

Vajza nga Kosova Gresa Latifi ka fituar çmimin evropian për mobilitet shkencor “Eu–SPRI Circulation Aëard”!. Ky çmim iu dha asaj nga Forumi Evropian për Studimin e Politikave për Hulumtim dhe Inovacion, me seli në Manchester të Mbretërisë së Bashkuar.

Në mesin e tre shkencëtarëve të rinj për këtë vit, Forumi Evropian për Studimin e Politikave për Hulumtim, ka përzgjedhur Gresa Latifin që t’ia japë çmimin shkencor.

Fituesja e këtij çmimi Gresa Latifi, konsideron se ky shpërblim është tepër inkurajues kur kemi parasysh faktin se kjo garë në qarqet shkencore njihet si shumë serioze për ata të cilët arrijnë ta fitojnë.

“Më gëzon fakti se përkundur shumë pengesave të cilat i kemi si të rinj, po arrijmë që të integrohemi në rrjedhat e shkencës botërore” u shpreh ajo. 

Gresa Latifi, aktualisht ligjëron dhe është në përfundim të doktoratës në Fakultetin Politecnico Di Milano në Itali.

Çmimi për mobilitet shkencor në Evropë “Eu – SPRI Circulation Aëard” u akordohet hulumtuesve të rinj të doktoratës të cilët shquhen për rezultatet e treguara në hulumtimet paraprake ne fushat shkencore te teknologjisë si dhe inovacionit në ndërmarrësi, e të cilat mund të ndikojnë në formulimin e politikave evropiane që ndërlidhen me këto aspekte.

Forumi  Evropian për Studimin e Politikave për Hulumtim dhe Inovacion me seli në Manchester të Mbretërisë së Bashkuar  (European Forum for Studies of Policies for Research and Innovation - Eu-SPRI Forum), ka për qëllim të forcojë komunitetin e shkencëtarëve të rinj evropian, të cilët merren me hulumtime që ndërlidhen me krijimin e dijes dhe inovacionit në Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat