Gjykata ballafaqon dy ekspertë në gjykimin e ish-sekretarit të MSH-së, Ilir Tolaj

Lajme

Gjykata ballafaqon dy ekspertë në gjykimin e ish-sekretarit të MSH-së, Ilir Tolaj

Më: 23 dhjetor 2017 Në ora: 09:21
Ilustrim

Dy ekspertë janë ftuar për t’i ballafaquar ekspertizat, të premten në gjykimin e ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj dhe shtatë të tjerëve të akuzuar për korrupsion.

Derisa eksperti Agim Sheqiri ka konstatuar se ka pasur shkelje administrative gjatë ndarjes së disa tenderëve, eksperti tjetër, Besim Mulaj ka thënë se kanë qenë vetëm shkelje teknike. Mirëpo, dallimi është se i pari është angazhuar nga Prokuroria për ta kryer ekspertizën, kurse i dyti nga vetë të akuzuarit.

Ilir Tolaj, së bashku me Arian Lleshin, Shpend Aganin, si dhe zyrtarët e tjerë: Zenel Kuqi, Bekim Fusha, Valentina Haxhijaj, Remzije Thaçi dhe Florije Tahiri po akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat