Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë disa deklarata për homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se ai po punon shumë për popullin e tij serb. Haradinaj ka thënë se Vuçiqin vetëm e ka parë, por nuk ka folur me të.
Haradinaj ka thënë se respekton secilin që lufton për popullin e tij.
“Ndaj meje mund të jetë i keq, por nëse është i mirë për popullin e vet, unë e respektoj këtë. Ai që ka sukses në udhëheqjen e vendit të vet, popullin e vet drejt synimeve të mira, unë e respektoj, shihet që Vuçiq ka bërë mjaft, shihet pozicioni i Serbinë në raport me Komisionin Evropian dhe përparimi i saj. Ne të tjerët në rajon po vonohemi, Serbia po përparon”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj këto komente i ka bërë në emisionin “Slobodno Srpski” në Kosovë, por intervista e tij është transmetuar edhe në mediat e Beogradit.